| Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
|---|---|---|---|---|
| 17/04/2026 | Infrastrukturë |
Pyetja parlamentare të cilën do ta parashtroj ka të bëjë me përfundimin e projektit për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës, më saktësisht magjistrales Prishtinë Ferizaj, segmenti Prelez i Jerlive - Fshat i Vjetër. Projekti për zgjerimin e magjistrales Pr
Lexo më shumë
Pyetja parlamentare të cilën do ta parashtroj ka të bëjë me përfundimin e projektit për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës, më saktësisht magjistrales Prishtinë Ferizaj, segmenti Prelez i Jerlive - Fshat i Vjetër. Projekti për zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Ferizaj, segmenti Prelez i Jerlive - Fshat i Vjetër është zvarritur për vite me radhë dhe ende nuk ka përfunduar. Kjo gjendje ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët, trafik të rënduar, bllokime të përditshme në hyrje të Ferizajt, rrezikshmëri të theksuar për aksidente dhe pengesa në punën e përditshme të bizneseve. Për më tepër, sa herë që ka reshje shiu, rruga bëhet vështirë e kalueshme, duke shtuar rrezikun për ngasësit e automjeteve. Si një arterie kryesore që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, vonesat në realizimin e këtij projekti ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të rajonit. Duke e ditur rëndësinë e finalizimit të këtij projekti, pyes ministrin se kur do të përfundojnë punimet në magjistralen Prishtinë, Ferizaj, saktësisht në segmentin Prelez i Jerlive - Fshat i Vjetër. Faleminderit! |
Po |