Të gjitha pyetjet

  • 25/04/2018 Pyet: Gazmend Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Daut Haradinaj

    I nderuar deputet, kam një pyetje lidhur më Projektligjin për Ndërtimet pa Leje, mos miratimi i tij na ka bllokuar të gjitha ndërtimet pasi që nuk ka mundësi të zhvillohen punimet pa miratimin e këtij ligji. Tash e tri vite jemi në pritje, a mund ta shtyni këtë proces më shpejt përpara. Me respekt!

  • 09/04/2018 Pyet: Qytetar Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Naser Rugova

    Pyetja ime konkrete dhe që mendoj se duhet të merret me seriozitet kjo çështje, për faktin që shumë profesionist po ngelin shkaku i një kushti shumë të panevojshëm. Pra, po qasem direkt në pyetje. Ҫdo konkurs publik nëpër institucione publike që del, zakonisht kërkohet përvojë e punës po supozoj 2,3,4,5 vite profesionale (në varësi të pozitës), por përvoja po konsiderohet MBAS DIPLOMIMIT, realisht kjo gjë në udhëzim administrativ nuk është, por këta po thirren në një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese, ju lutem a mundeni të punoni në këtë aspekt që të rregullohet kjo çështje, pasi që shumë profesionist po eleminohen në fillim pikërisht shkaku i përvojës MBAS DIPLOMIMIT. Unë për shembull kam përvojë tamam profesionale mbi 13 vite, por nuk i kam mbas diplomimit dhe realisht ajo përvojë po hidhet poshtë sepse nuk merret në konsideratë. Shpresoj për përgjigje pozitive nga ana e juaj. Gjithë të mirat!

  • 09/04/2018 Pyet: Qytetar Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Faton Topalli

  • 09/04/2018 Pyet: Qytetar Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Besa Baftiu

  • 03/04/2018 Pyet: Çlirimtar Komuna: Malishevë Për deputeten/in: Daut Haradinaj

    Si i komentoni veprimet e Kryeministrit të Kosovës në lidhje me shkarkimet e fundit?

  • 12/03/2018 Pyet: Halil Kurmehaj Komuna: Deçan Për deputeten/in: Fatmire Kollçaku

    Deputetja Kollçaku kur do të munden personat e verbër, katergoria e parë të mos i nënshtrohen Komisioneve Mediko/Sociale shpesh përderisa ata nuk e dallojnë as dritën nga errësira? Kur personave të verbër do t’iu mundësohet pajisja me libreza të Verbërisë si në vendet e tjera të rajonit dhe të BE- së? A do të ndihmoni që Kushtetuta e Kosovës të zbatohet sa i përket lirisë së asocimit, gjegjësisht që të verbërit të mos detyrohen të asocojnë? A do të ndihmoni që të verbërit të punësohen sipas kualifikimeve e jo sipas listave? Nëse po, si? 

  • 12/03/2018 Pyet: Halil Kurmehaj Komuna: Deçan Për deputeten/in: Driton Selmanaj

    Deputeti Selmanaj, kur do të munden personat e verbër, katergoria e parë të mos i nënshtrohen Komisioneve Mediko/Sociale shpesh përderisa ata nuk e dallojnë as dritën nga errësira? Kur personave të verbër do t’iu mundësohet pajisja me libreza të Verbërisë si në vendet e tjera të rajonit dhe të BE- së? A do të ndihmoni që Kushtetuta e Kosovës të zbatohet sa i përket lirisë së asocimit, gjegjësisht që të verbërit të mos detyrohen të asocojnë? A do të ndihmoni që të verbërit të punësohen sipas kualifikimeve e jo sipas listave? Nëse po, si? 

  • 12/03/2018 Pyet: Halil Kurmehaj Komuna: Deçan Për deputeten/in: Doruntinë Maloku-Kastrati

    Deputetja Doruntina, kur do të munden personat e verbër, katergoria e parë të mos i nënshtrohen Komisioneve Mediko/Sociale shpesh përderisa ata nuk e dallojnë as dritën nga errësira? Kur personave të verbër do t’iu mundësohet pajisja me libreza të Verbërisë si në vendet e tjera të rajonit dhe të BE- së? A do të ndihmoni që Kushtetuta e Kosovës të zbatohet sa i përket lirisë së asocimit, gjegjësisht që të verbërit të mos detyrohen të asocojnë? A do të ndihmoni që të verbërit të punësohen sipas kualifikimeve e jo sipas listave? Nëse po, si? 

  • 12/03/2018 Pyet: Halil Kurmehaj Komuna: Deçan Për deputeten/in: Bekim Haxhiu

    Deputeti Haxhiu, kur do të munden personat e verbër, katergoria e parë të mos i nënshtrohen Komisioneve Mediko/Sociale shpesh përderisa ata nuk e dallojnë as dritën nga errësira? Kur personave të verbër do t’iu mundësohet pajisja me libreza të Verbërisë si në vendet e tjera të rajonit dhe të BE- së? A do të ndihmoni që Kushtetuta e Kosovës të zbatohet sa i përket lirisë së asocimit, gjegjësisht që të verbërit të mos detyrohen të asocojnë? A do të ndihmoni që të verbërit të punësohen sipas kualifikimeve e jo sipas listave? Nëse po, si? 

  • 21/02/2018 Pyet: Gentiana Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Vjosa Osmani-Sadriu

    Në cilësinë tuaj si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputete që jeni marr një kohë të gjatë me këtë fushë, cili është roli juaj për të mbikëqyrë ligjet e Ministrisë së Jashtme sa i përket rritjes së profesionalizmit dhe uljes së ndikimit politik e partiak në diplomaci? 

  • 16/02/2018 Pyet: Ragip Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Vjosa Osmani-Sadriu

    Përshëndetje e nderuar deputete, përgëzime për mandatin e ri! Kam një pyetje në lidhje me politikën e jashtme. Duke parë trendin në procesin e njohjeve sa është bërë në këtë drejtim dhe se a është në agjendë krijimi i grupeve miqësore me vendet që ende nuk kanë njohur Kosovën?

  • 21/01/2018 Pyet: Gezim Gashi Komuna: Skenderaj Për deputeten/in: Evgjeni Thaçi - Dragusha

    Së pari ju përgëzoj për angazhimin dhe punën tuaj. Pyetja ime është kjo, a ka naj informacion për lirim nga dogana për familjet e dëshmorëve. Ju përshendes, respekt!