Deklarimet jashtë rendit të ditës të: Rashit Qalaj
Data
Sektori
Çështja
09/02/2022
Punë të Brendshme
Faleminderit, kryesuese e Kuvendit!
Në fakt, arsyeja pse unë e mora fjalën tash, është trajtimi i kushteve të policëve të Policisë së
Kosovës dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësve, oficerëve të Shërbimit
Korrektues, pjesëtarev
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese e Kuvendit!
Në fakt, arsyeja pse unë e mora fjalën tash, është trajtimi i kushteve të policëve të Policisë së
Kosovës dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, zjarrfikësve, oficerëve të Shërbimit
Korrektues, pjesëtareve të AKI-së dhe zyrtarëve të AME-së.
Siç e dimë të gjithë, këto janë institucione të cilat me të vërtetë janë institucionet kryesore dhe të
vetme të sigurisë në këtë vend, mirëpo gjendja është e mjerueshme momentalisht sa i përket
aspektit financiar dhe aspektit të kushteve të punës së këtyre institucioneve.
Të nderuar kolegë,
Ne kemi folur disa herë që është shumë urgjente prurja në Kuvend e Ligjit mbi rritjen e pagave,
në mënyrë që të trajtohen këto kategori dhe shumë kategori të tjera kuptohet, në mënyrën më të
mirë të mundshme nga Qeveria e Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës.
E dimë dhe shpresojmë që ky Ligj mbi pagat do të vijë, por po e përkujtoj edhe njëherë që
pjesëtari i Policisë së Kosovës dhe pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës kurrë më keq s’i ka
pasur gjendjen ekonomike në këtë vend. E dimë të gjithë që policët udhëtojnë prej qyteteve të
ndryshme për të ardhur në punë, pjesëtarët e FSK-së po ashtu. Gjatë punës së tyre hasin në
vështirësi të shumta, në rrezikshmëri të shumta. Unë mendoj që ky shtet duhet që t’i trajojë në
mënyrë pak më të veçantë, në mënyrë që të kenë kushte sadopak të përshtashme për punë. Policëve të Kosovës u mungon shujta, shujta të cilën e kanë të garantuar, ose ishte dashur ta kenë
të garantuar. Unë e di që ka një pakënaqësi të madhe te ish-kolegët e mi, të cilët kërkojnë me çdo
kusht që t’u paguhet shujta, sado minimale të jetë, që së paku të ndikojë në mirëqenien e tyre.
Të nderuar deputetë,
Kuadrot më të mira të IT-së po na ikin nga Policia e Kosovës dhe po ashtu nga Forca e Sigurisë
së Kosovës dhe mendoj edhe nga shumë institucione të tjera, për shkak që, qoftë sektori privat,
apo po gjejnë punë të ndryshme jashtë vendit. Ne duhet të jemi shumë të brengosur që kuadri më
deficitar, ai i IT-së, të na i lëshojë institucionet tona kryesore të sigurisë.
Gjendjen me zjarrfikës e kemi në vazhdimësi shumë keq dhe po ashtu gjendja e AME-së. Mos
dhëntë Zoti, kurrë në Kosovë të ndodhë ndonjë fatkeqësi e madhe natyrore për shkak se AME-ja
nuk ka asnjë kapacitet. Po e përsëris, AME-ja nuk e ka të ndërtuar asnjë kapacitet që të reagojë
në situata emergjente e as nuk ka të planifikuar fond rezervë i cili do të ishte i menaxhuar qoftë
nga Qeveria e Kosovës në nivel qendror, qoftë nga kryetarët e komunave në nivel lokal.
Prandaj, edhe njëherë po ju bëj thirrje që për institucionet e sigurisë, Qeveria të bëjë përpjekje
t’ua rrisë mirëqenien sa më shumë.
Show less...
16/06/2022
Drejtësi
I nderuar kryetar, Kabinet qeveritar. Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sot jeni detyruar që nga herët në mëngjes të vini në Prishtinë për ta mbrojtur të shenjtën, për ta mbrojtur kontributin, p
Lexo më shumë
I nderuar kryetar, Kabinet qeveritar. Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sot jeni detyruar që nga herët në mëngjes të vini në Prishtinë për ta mbrojtur të shenjtën, për ta mbrojtur kontributin, për ta mbrojtur luftën, për ta mbrojtur çlirimin. Sot të gjithë ne këtu të bëjnë të ndjeshëm, të gjithë të turpëruar, ama të gjithë, po sidomos ata që votuan dhe që ishin kundër përfshirjes së veteranëve në marrjen e benefiteve në lartësi të pagës minimale. A thua, pak kontribut paskan dhënë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të diskriminohen në këtë mënyrë? A thua i paskemi harruar të gjithë ata, të cilët lanë gjymtyrët vetëm e vetëm që ne sot të jemi këtu, që Kosova të jetë e lirë. Në dukje të parë duket krejt Kabineti qeveritar ka ardhur, një mbledhje krejt normale. Unë mendoj që mbledhje normale ky Parlament nuk do të ketë gjersa të rishikohet, po e përsëris, të 5rishikohet çështja e përfshirjes së veteranëve në marrjen e beneficioneve në lartësi të pagës minimale. Sot as që duhet të ketë seancë, as që mund të ketë seancë dhe jo sot, po seancë s’mund të ketë as nesër, as pasnesër. Normalitet në këtë Kuvend nuk do të ketë gjersa ne t’i trajtojmë ata që duhet trajtuar, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të nderuar deputetë veteranë, Mendoj që vendin s’e kemi këtu sot, vendin e kemi me veteranët dhe mendoj që ne të gjithë, pa dallim partie, duhet të jemi me veteranët sot, t’i përkrahim veteranët, sepse duke përkrahur veteranët, përkrahim popullin, duke përkrahur popullin, përkrahim vetveten. Prandaj, po e përsëris në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, kjo seancë nuk ka kuptim dhe nuk do të mbahet, nuk do të lejohet të mbahet. Faleminderit!
Show less...
14/04/2022
Financa
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës bëri mirë që i përmendi katër shkeljet
kushtetuese që ka bërë Qeveria, tri prej të cilëve Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar në
Gjyk
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës bëri mirë që i përmendi katër shkeljet
kushtetuese që ka bërë Qeveria, tri prej të cilëve Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar në
Gjykatën Kushtetuese.
Mirëpo, mendoj që Lidhja Demokratike e Kosovës ka gabuar kur s’i ka dhënë nënshkrimet për
dërgimin e presidentes së vendit në Gjykatë Kushtetuese me rastin e shkarkimit të zonjës Valdete
Daka nga pozita e saj në Këshillin Qendror Zgjedhor.
Kjo ka qenë qartë një shkelje kushtetuese, për më shumë, kjo është vërtetuar edhe nga raportet e
Bashkimit Evropian dhe po ashtu nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në këtë pikë të rendit të ditës gjej rastin të paraqes një shqetësim, me të cilën po përballen të
gjitha komunat e Republikës së Kosovës, shqetësim që ka të bëjë me sfidën me të cilën po
përballen këto komuna, e që ka të bëjë me obligimet që dalin nga Kontrata kolektive.
Zonja dhe zotërinj,
Komunat e Republikës së Kosovës kanë një buxhet vjetor të miratuar dhe kanë gjithashtu listën e
tyre të shpenzimeve, qofshin ato kapitale, por edhe të kategorive tjera. E papranueshme si
gjendje dhe vështirësitë që shkakton në menaxhimin e përditshëm financiar janë obligimet që
bartin komunat nga nënshkrimi i Kontratës kolektive.
Këtu gjej rastin të bëj një sqarim shtesë për të informuar drejt qytetarët e Republikës së Kosovës
se Kontrata kolektive është nënshkruar vite më parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, gjersa
obligimet financiare i bartin komunat, pa ndarë fonde të veçanta për komunat për një gjë të tillë.
Kjo kujtoj se është e padrejtë dhe sjell risk të menaxhimit financiar për të gjitha komunat. Në
këtë kategori dominojnë obligime nga fusha e arsimit dhe shëndetësisë, pa injoruar faktin edhe të
kërkesave gjithnjë në rritje nga sektorë të tjerë që mbulon Kontrata kolektive.
13
Të nderuar kolegë,
Kujtoj se është kohë e duhur për të ndërmarrë veprime konkrete për këtë sfidë.
Komunat po përballen me miliona euro obligime për procedurat përmbarimore, si rrjedhojë të
drejtave dhe kërkesave që dalin nga Kontrata kolektive. Ku paradoksalisht komunat as nuk janë
nënshkruese të Kontratës kolektive, porse nuk u është ndarë fond buxhetor specifik që të
përballojnë këtë kërkesë gjithnjë në rritje financiare.
Nga një këndvështrim fare i thjeshtë i kësaj problematike fare lehtë mund të krahasojmë se
pasojat e Kontratës kolektive pa siguruar buxhet shtesë për komunat ka debalancuar gjithsesi në
menaxhimin financiar në komuna, rrezikon investimet kapitale, ndikon negativisht në
mirëmbajtjen e procesit të punës, varësisht nga puna që paraqet kjo sfidë si dhe pamundëson
institucionet që të zhvillojë projekte që do të ndikonin në rritjen e cilësisë.
Prandaj, është koha e fundit që të mendohet në këtë drejtim...
Në fakt, e pata një koment nga ministri i Financave, duke kërkuar të them, të
cilën Qeveri e ka bërë këtë. Unë thashë që kjo është bërë vite më parë nga qeveritë e kaluara dhe
është gabim kushdo që e ka bërë. Kontratat kolektive janë duke i dëmtuar komunat e Kosovës
dhe është obligim, të nderuar deputetë, që ky vendim të korrigjohet dhe të kemi funksionim më
të mirë të komunave të Kosovës. Faleminderit!