Kisha dashur të di edhe qytetarët po ashtu janë të interesuar të marrin informacion se si do të vazhdohet me punimet dhe kur pritet të përfundojë rrugaXërxë - Rahovec?
Kisha dashur të di edhe qytetarët po ashtu janë të interesuar të marrin informacion se si do të vazhdohet me punimet dhe kur pritet të përfundojë rruga Xërxë - Rahovec?
Show less...
Liburn Aliu
Po
06/10/2023
Arsim
A është përcaktuar vendi ku do të bëhet ndërtimi i çerdhes në Rahovec dhe për sa kohë pritet të realizohet kontrata për çerdhen dhe kur pritet të përfundojë?
A është përcaktuar vendi ku do të bëhet ndërtimi i çerdhes në Rahovec dhe për sa kohë pritet të realizohet kontrata për çerdhen dhe kur pritet të përfundojë?
Show less...
Arbërie Nagavci
Po
13/12/2021
Financa
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, puna e tejzgjatur, puna pa orar të caktuar, shkëputja e njëanshme e kontratës pa paralajmërim, mungesa e sigurisë fizike në punë, mungesa e kushteve minimale të punës dhe e lëndimeve në vendin e punës, pastaj mo
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar ministër, puna e tejzgjatur, puna pa orar të caktuar, shkëputja e njëanshme e kontratës pa paralajmërim, mungesa e sigurisë fizike në punë, mungesa e kushteve minimale të punës dhe e lëndimeve në vendin e punës, pastaj moskompensimi për punë gjatë vikendeve apo festave, vonesa në pagesën e pagave, pastaj mospagesa e kontributeve pensionale apo pagesa me para në dorë, janë disa prej problemeve të cilat i shqetësojnë punëtorët në sektorin privat dhe për dallim, shkeljet në sektorin privat dhe për dallim shkeljet në sektorin publik janë të lidhura kryesisht me parregullsitë në konkurset publike, mungesën e transparencës, punësimin mbi baza partiake dhe nepotizmin. Në këtë këndvështrim, i gjithë ky problem është shkaku i mungesës së inspektimeve të rregullta dhe sistematike nga shteti, e që padyshim është ndër faktorët kryesorë që ka shkaktuar këtë gjendje. Përmirësimi i shëndetit dhe i sigurisë në punë përbën një nga zotimet e Qeverisë Kurti, pra Qeverisë Kurti 2 i artikuluar edhe në planin e veprimit ERA 2, i cili u miratua së fundmi edhe në Kuvendin e Kosovës. për më tepër, njëra ndër masat e këtij plani është që të bëhet rritja e numrit të inspektorëve për 20 inspektorë. I nderuar ministër, Përkundër këtyre planifikimeve, buxheti i Inspektoratit të Punës në kuadër të Projektbuxhetit për vitin 2022 i miratuar nga Qeveria e Kosovës është paraparë të jetë 790 632 euro. Pra, nuk është përfshirë ky numër prej 20 inspektorëve. Pyetja ime qëndron në atë se si do të veprojmë tutje në pjesën e parë të vitit 2022 dhe si është planifikimi, sa është numri i inspektorëve që pritet për vitin 2022? Faleminderit!
Show less...
Hekuran Murati
Po
14/04/2022
Bujqësi dhe Blegtori
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për Kabinetin qeveritar, Kryeministrin, Deputetët dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, I nderuar ministër, Duke vlerësuar lartë angazhimin dhe përkushtimin tuaj që i bëni sektorit të bujqësisë, masat së fun
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për Kabinetin qeveritar, Kryeministrin, Deputetët dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, I nderuar ministër, Duke vlerësuar lartë angazhimin dhe përkushtimin tuaj që i bëni sektorit të bujqësisë, masat së fundmi që keni marrë dhe publikuar për subvencionim e shumëfishuar të kulturave të ndryshme bujqësore, janë pritur jashtëzakonisht mirë nga fermerët tanë. Ajo që e keni arritur përgjatë këtij viti të parë të qeverisjes në këtë sektor, tregon për potencialin e madh që ka sektori i bujqësisë në vendin tonë, dhe në vazhdimësi do ta keni përkrahjen e fermerëve për aq kohë sa këtë sektor e mbani prioritet duke avancuar me kushtet edhe më të mira përgjatë mandatit tuaj, për çka besoj që do ta keni përkrahjen e kryeministrit dhe Kabinetit qeveritar në vazhdimësi. Meqenëse pritshmëritë nga fermerët tashmë janë rritur, por po shoh që edhe nga ish-ministri i Bujqësisë, po ashtu pritshmëritë po rriten, sepse në të kaluarën kemi parë që zakonisht subvencionet janë ndarë në muajin korrik apo gusht të vitit kalendarik. Pra, pyetjet e bujqve dhe të atyre që janë të interesuar lidhur me pagesat direkte janë të përditshme, meqenëse ua kemi bërë të njohur që së paku në muajin mars do të hapen, por për shkak të rrethanave të reja të krijuara së fundmi me këto rritje të subvencioneve, mendoj që kemi pak vonesa. Dhe, në të njëjtën kohë ju lutem na informoni se për sa ditë do të hapen aplikimet për subvencione, ashtu edhe për grante. Dhe, njëkohësisht fermerët, po ashtu janë të interesuar të informohen lidhur me akcizën e naftës se si do të përllogaritet, në çfarë forme?
Show less...
Faton Peci
Po
20/04/2023
Bujqësi dhe Blegtori
A ka bërë Ministria e Bujqësisë vlerësimin se sa është dëmi i shkaktuar nga këto vërshime kundrejt fermerëve të qytetit të Skenderajt, dhe sa do të ketë mundësi që ministria t’u dalë në ndihmë këtyre fermerëve që ata të vazhdojnë veprimtarinë e tyr
Lexo më shumë
A ka bërë Ministria e Bujqësisë vlerësimin se sa është dëmi i shkaktuar nga këto vërshime kundrejt fermerëve të qytetit të Skenderajt, dhe sa do të ketë mundësi që ministria t’u dalë në ndihmë këtyre fermerëve që ata të vazhdojnë veprimtarinë e tyre.