Kuvendi i zhvillon punimet sipas një kalendari, të propozuar nga Kryesia, në konsultim me Qeverinë, me ët e grupeve parlamentare dhe me ët e komisioneve parlamentare.
Mbledhjet plenare të Kuvendit mbahen zakonisht dy herë në muaj dhe java plenare fillon ditën e enjte. Kryesia e Kuvendit e cakton datën dhe vendos për rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit.
Në çdo seancë plenare, 60 minuta rezervohen për deputetët për të parashtruar pyetje parlamentare kryeministrit ose ndonjë anëtari të qeverisë. Pyetjet mund të bëhen me shkrim ose me gojë, ndërsa deputetët mund të parashtrojnë më së shumti dy pyetje për seancë.
Deputetët mund të bëjnë kërkesë për interpelancë për ta shqyrtuar një çështje, që lidhet me punën e Qeverisë ose të një Ministrie. Kërkesë të tillë mund të parashtrojë një grup parlamentar ose gjashtë e më shumë deputetë. Shqyrtimi i një interpelance mund të zgjasë deri në tri (3) orë.
1. Shqyrtimi në parim i Projektligjit për rrugët
2. Projektligji për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave
3. Raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022
4. Raporti vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022
5. Projektrezoluta për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022
6. Raporti me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes
7. Rekomandimet nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për farërat
8. Rekomandimet nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit pasurimin e miellit
9. Rekomandimet për Raportin e auditimit të performancës “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 - 2021”
10. Votimin e raundit të dytë për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar
11. Rezoluta për vlerësimin e punës së Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2022
12. Rezoluta për vlerësimin e punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022
13. Propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti
Data | Grupi Parlamentar | Drejtuar | Pyetja | Mbajtur |
---|
Para votimit të pothuajse çdo pike të rendit të ditës, kryesuesi i seancave u jep mundësinë përfaqësuesve të grupeve parlamentare që të shprehin qëndrimet e tyre lidhur çështjet të cilat kërkojnë votën e deputetëve në Kuvend.
Data | Çështja e votuar | LVV | LDK | PDK | AAK | LS | Multietnik |
---|