Vizitë në terren në Merdare me Komisionin për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes

27.10. 2020, Merdare

Sot Komisioni parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes me përkrahjen e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) ka zhvilluar një vizitë pune në pikëkalimin kufitar në Merdare. 
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi i ligjvënësve lidhur me nivelin e zbatimit të marrëveshjeve Kosovë-Serbi që prekin çështjet kufitare mes dy shteteve. Anëtarët e Komisionit  u informuan nga Komandanti i kësaj pike kufitare lidhur me zbatimin e pikës së marrëveshjes së Uashingtonit e cila parasheh operacionalizimin e objektit të pikëkalimit të përbashkët kufitar në Merdare. Shqetësimi kryesor mbetet mungesa e vendosjes së komunikimit në mes të palëve siç e parashohin marrëveshjet, edhepse pala serbe ka kaluar në objektin e përbashkët kufitar. 
Kjo ngjarje u organizua në kuadër të projektit “Promovimi i një procesi të mirëinformuar dhe pjesëmarrës në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi” i mbështetur nga Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada Gjermane në Kosovë.