Kushtet dhe konsensusi i Albin Kurtit për dialogun me Serbinë

30/03/2018, Prishtinë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI),  ka mbajtur sot tryezën “Alternativa e Vetëvendosjes për Dialogun Kosovë – Serbi”, në një diskutim me in e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit diplomatik, të shoqërisë civile dhe medias.

Në hapje të diskutimit, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, shpalosi raportin e publikuar nga KDI rreth punës së Kuvendit në legjislaturën e kaluar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjatë procesit të monitorimit KDI ka gjetur se Kuvendi i Kosovës gjatë legjislaturës së pestë, çështjet që ndërlidhen me procesin e dialogut Kosovë-Serbi i ka diskutuar në 62% të seancave të përgjithshme, ndërsa në 24% të seancave të mbajtura çështja e dialogut ishte pjesë e rendit të ditës”, ka thënë ai.
Kurse temat më të diskutuara të ndërlidhura me këtë proces ka thënë se kanë qenë Marrëveshja e Parë e Parimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, strukturat paralele serbe, personat e pagjetur dhe marrëveshja për drejtësinë.

“Gjatë legjislaturës së pestë të Kuvendit të Kosovës 4 propozim Rezoluta janë miratuar. Ndër to, Kuvendi miratoi për herë të parë edhe një rezolutë me anë të së cilës kërkoi pezullimin e dialogut Kosovë-Serbi kjo pas ndalimit në Francë të Kryeministrit aktual të Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe tensionimin e situatës në mes palëve”, njoftoi ndër të tjera ai.

Kurse i “Lëvizjes Vetëvendosje”,  njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, theksoi se dialogu me Serbinë është një temë nacionale e cila në vazhdimësi ka marrë vëmendjen e qytetarëve dhe opinionit publik.
Ai shtoi se një nga problemet kryesore të këtij procesi ka qenë shumekuptimësia dhe paqartësia  e qëllimit të këtij procesi.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve, si koncept, është shumë i paqartë dhe është interpretuar ndryshëm nga institucione dhe akterë të ndryshëm.
Më tutje, Kurti vlerësoi se Kosova duhet t’i jap prioritet dialogut me qytetarët serb. Ai nënvizojë nevojën e një diskutimi të brendshëm me të gjitha komunitetet rreth problemeve të përbashkët me të cilat përballen të gjithë qytetarët e Kosovës si papunësia, shëndetësia, mungesa e mirëqenies dhe të ngjashme. “Është shumë e rëndësishme që identiteti kombëtar të mos jetë pikënisje e diskutimeve me komunitetin serb të Kosovës”, theksoi ai.

Lidhur me alternativën e Lëvizjes Vetëvendosje, për dialogun me Serbinë, Kurti theksoi se LVV propozon që së pari të fillojë dialogu i brendshëm me serbët e Kosovës dhe në të njëjtën kohë, të krijohet një komision hetimor parlamentar  për të hetuar zbatimin dhe moszbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel. Më pas, z.Kurti vlerësoi se është i nevojshme një dialog për dialogun, në të cilin do të përfshihen shoqëria civile, akademia dhe mediet, me qëllim që të diskutohet se çfarë dialogu duam, të diskutohet për formatin, parimet, agjendën dhe epilogun. Po ashtu, Kurti theksoi se është i rëndësishëm edhe një dialog me BE-në për dialogun me Serbinë, në mënyrë që të qartësohet pozicioni i BE-së në raport me kërkesat e Kosovës në këtë proces.

Kurti potencoi se LVV është për arritjen e një qëndrimi konsensual në raport me Serbinë, por jo për një qeveri konsensuale. Ai shtoi se agjenda e normalizmimit të marrëdhënieve me Serbinë nuk duhet ta mbizotërojë agjendën për normalizim të Kosovës nëpërmjet shtetndërtimit demokratik dhe zhvillimit ekonomik.

Raportin e plotë “Dialogu Kosovë-Serbi në legjislaturën e pestë të Kuvendit të Kosovës 2014-2017” mund ta gjeni këtu.

Ky diskutim organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbia” që financohet nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.